Ndërlidhjet

Policia belge në kërkim të të dyshuarit për sulmin në Bruksel


Ilustrim
Ilustrim
Policia belge është vënë në kërkim të personit të armatosur i cili të shtunën ka vrarë tre persona në afërsi të muzeut hebre në Bruksel.

Zëvendësprokurori publik Ine Van Wymersch, ka njoftuar se dy nga viktimat ishin izraelitë, derisa një tjetër ishte një grua franceze.

Një person i katërt është në rrezik për jetën, si rezultat i plagëve të marra.

Një person i katërt i plagosur rëndë ishte belg.

Personi i armatosur sipas Van Wymersch, sipas të gjitha gjasave e ka kryer sulmin i vetëm, por si i tillë, ka qenë i përgatitur mirë.

Ai gjatë një konference nuk ka mundur ta specifikoj nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo për një akt anti-hebre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka dënuar fuqishëm rastin duke shtuar se vrasjet janë “rezultat i nxitjës së urrejtjes së madhe ndaj hebrenjëve dhe shtetit të tyre.

Incidenti ka ngjarë pasditën e 24 majit.
XS
SM
MD
LG