Ndërlidhjet

Ukrainasit zgjedhin presidentin


Poroshenko: Ukraina nuk do ta njohë pushtimin e Krimesë nga Rusia
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:28 0:00

Poroshenko: Ukraina nuk do ta njohë pushtimin e Krimesë nga Rusia

Biznesmeni Petro Poroshenko shpalli fitoren pasi exit poll-et thanë se ai fitoi shumicën në votim, duke shmangur balotazhin.

Poroshenko tha se misioni i tij i parë është për " t'i dhënë fund luftës dhe për të sjellë paqe" dhe udhëtimi i tij i parë do të jetë për në Donbas.

Ndërkaq ish - kryeministrja Julia Tymoshenko, që sipas exit poll-eve, ka përfunduar e dyta me një diferencë prej rreth 40 për qind, pranoi humbjen.

Megjithatë, rezultatet zyrtare preliminare priten të hënën.

Pjesëmarrje e lartë u shënua në kryeqytet dhe në Ukrainën perëndimore. Por vetëm 426 nga 2.430 vendvotime janë hapur në rajonin lindor të Donetskut.

Zgjedhjet presidenciale të së dielës në Ukrainë u mbajtën tre muaj pas përmbysjes së liderit pro-rus Viktor Yanukovych.

Tetëmbëdhjetë kandidatë ishin në garën për president të Ukrainës, teksa votimi u mbajt në kohën kur separatistët pro-rusë e kanë nën kontroll pjesën më të madhe të dy rajoneve në lindje të Ukrainës.

Administrata rajonale në Donetsk ka njoftuar se nga 2 mijë e 430 vendvotimet në këtë rajon lindor janë hapur vetëm 426 sosh.

“E shoh që qendrat e votimit nuk janë të hapura. Kjo nuk është diçka që kam dashur. Dua ta di vetëm nëse këto qendra do të hapen dhe unë do ta shfrytëzoj të drejtën për të votuar”, tha Vasili, i cili të dielën qendrën e votimit ku ka votuar zakonisht në lindje të Ukrainës, e kishte të mbyllur.

Në rajonin tjetër Lohansk, udhëheqësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mikhail Okhendovsky, ka njoftuar se janë hapur vetëm dy nga gjithsej 12 vendvotimet.

“Unë jetoj në këtë shtet dhe nuk mund të votoj për presidentin. Kjo nuk është e drejtë. Secili duhet të ketë të drejtë që të shprehë vullnetin e vet. Nëse unë dua të votoj, votoj. Nëse unë nuk dua, nuk votoj. Por, kjo që po ndodh, është në kundërshtim me të gjitha ligjet”, u shpreh Tatjana, një qytetare ukrainase që jeton në lindje të këtij shteti.

Teksa ukrainasit nuk i kanë hapur të gjitha vendvotimet në rajonet ku kontrollin më të madh e kanë separatistët pro-rusë, presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar se do të punojë me administratën e re ukrainase.
Votuesit në Luhansk i gjetën të mbyllura vendvotimet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, me të hedhur votën e tij në Kiev, ka thënë se zgjedhjet do të jenë hapi i parë për ta stabilizuar situatën në lindje.

Ai ka shtuar se përpjekjet për ta dëmtuar procesin zgjedhor janë të dirigjuara nga Rusia, dhe si të tilla do të dështojnë.

"Ne nuk i kemin lejuar banditët e sponsoruar nga jashtë dhe mercenarët e huaj që të na prishin zgjedhjet. Vota juaj kurrë nuk do të vidhet më nga dikush, ajo iu takon vetëm juve dhe ju do ta bëni zgjedhjen tuaj. Vota e sotme do ta shprehë vullnetin e ukrainasve nga perëndimi në lindje, në veri dhe në jug”, ka thënë Yatsenyuk.

Pavarësisht deklaratave të bëra në pjesë të tjera të Ukrainës, në lindje të këtij shteti përkatësisht në rajonet Lohansk e Donetsk, separatistët pro-rusë gjatë së dielës kishin bllokuar zyrat e komisioneve të zgjedhjeve, ndërsa në disa raste kishin kërcënuar se do t’i rrëmbejnë zyrtarët e zgjedhjeve.

Denis Pushilin, njëri nga udhëheqësit e të ashtuquajturës Republika e Popullit të Donetskut, kishte kërcënuar një ditë më parë se nëse është e nevojshme “kryengritësit do të përdorin forcën për ta parandaluar votimin”.

Në lindje të Ukrainës nuk është votuar në pjesën më të madhe, ani pse autoritetet ukrainase kishin njoftuar për mobilizimin e dhjetëra policëve dhe vullnetarëve për të garantuar sigurinë ditën e votimit.

Mbi njëmijë vëzhgues të OSBE-së i kanë vëzhguar nga afër zgjedhjet dhe madje edhe pikat e pakta të votimit në rrethinën e Lohanskut e Donetskut.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank ëalter Steinmeier, i pyetur rreth ngjarjeve në Ukrainë kishte deklaruar gjatë ditës para gazetarëve në Berlin se po përcjellin me interes të madh atë se çfarë po ndodh në Ukrainë.

“Ne po i monitorojmë zgjedhjet në Ukrainë me një interes të madh. Ne shpresojmë që të gjithë ne e kemi bërë më të mirën që mundemi në mënyrë që sa më shumë votues të mund të hedhin votën e tyre atje duke përshirë edhe Ukrainën lindore. Ne shpresojmë që në fund të shohim një rezultat që OSBE-ja do ta vlerësoj si të pranueshëm. Ne shpresojmë që edhe banorët në lindje të Ukrainës por edhe Rusia do ti pranojë këto zgjedhje dhe rezultatin e tyre”, ka thënë Steinmeier. (s.bjarami)
XS
SM
MD
LG