Ndërlidhjet

Medvedev arrin në Krime


Dmitry Medvedev
Dmitry Medvedev
Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, ka arritur në Krime ku sot do ta filloj vizitën dy ditore të punës.

Vizita e tij vjen në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

Gjatë ditës së sotme, ai pritet që ti vizitoj zyrat e emigracionit në qytetin e Sevastopolit, vend në të cilin po lëshohen pasapoirta ruse për banorët vendas.

Zyra e Medvedev ka njoftuar se gjtë ditës së hënë, ai do ta vizitoj qendrën e fëmijëve Artek që gjendet në Detin e Zi.

Kjo ëhstë vizita e dytë e Medvedev në këtë gadishull ukrainas, që nga koha e aneksimit nga ana e Rusisë.

Presidenti Vladimir Putin, në Krime ka qëndruar në fillim të këtij muaji, ku ka marrë pjesë në festimet me rastin e Ditës së Fitorës
XS
SM
MD
LG