Ndërlidhjet

logo-print

40 për qind e ukrainasve votojnë deri në orën 14:00


Pamje nga një qendër votimi në Kiev

Pamje nga një qendër votimi në Kiev

Përqindje e madhe e ukrainaseve kanë dalë sot për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri në orën 14:00, pjesëmarrja e qytetarëve në tërë Ukrainën ka qenë 40 për qind.

Votimi vjen në kohën kur seperatistët pro-rusë i kanë uzurpuar dy rajone në lindje të Ukrainës.

Komisioni i zgjedhjeve ka njoftuar se në Kiev, janë parë radhë të gjata të qytetarëve teksa në lindje shumica e qendrave të votimit, mbeten të mbyllura.

Në Donetsk seperatistët i kanë thyer kutitë e votimit.
XS
SM
MD
LG