Ndërlidhjet

Papa Françesku arrinë në Izrael


Ilustrim

Ilustrim

Papa Françesku ka arritur në Izrael që është edhe ndalesa e tij e fundit në kuadër të turneut tre ditorë në Lindjen e Mesme.

Ai është pritur nga presidenti izraelit Shimon Peres dhe nga kryeministri Benjamin Netanjahu.

Në Izael ai ka arritur pas vizitës që ia ka bërë Bregut Perëndimorë ku u takua me përfaqësuesit e refugjatëve palestinezë në kampin e refugjatëve Deheisheh, ndërsa ka marrë pjesë edhe në një meshë në Betlehem ku kanë marrë pjesë rreth 10 mijë pelegrinë.

Gjatë lutjeve, ai e ka ftuar presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abbas dhe presidenentin Peres që ta vizitojnë Vatikanin për tu lutur për paqe.

Zyrat e të dy presidentëve kanë konfirmuar se e kanë pranuar ftesën.

Ai gjatë takimit me Abas, ka bërë thirrje për dhënjen fund të konfliktit në mes të palestinezëve dhe izraelitëve.
XS
SM
MD
LG