Ndërlidhjet

Futboll: Senegali – Kosova 3:1


Pamje nga takimi i Kosovës me Haitin më 5 mars 2014 në Mitrovicë
Pamje nga takimi i Kosovës me Haitin më 5 mars 2014 në Mitrovicë
Në ndeshjen e tretë ndërkombëtare miqësore, futbollistët e kombëtares së Kosovës pësuan disfatë në takimin kundër Senegalit me rezultat 1:3.

Në takimin i cili u zhvillua mbrëmë vonë në Gjenevë të Zvicrës, golat për Senegalin i shënuan Niasse në minutat 40 dhe 48 dhe Sakhio në minutën e 50-të, ndërsa golin për Kosovën e shënoi Bunjaku në minutën e 26, raporton AFP nga Gjeneva.

Më parë Kosova ka zhvilluar dy takime ndërkombëtare miqësore: me Haitin ka luajtur baras 0:0, ndërsa me Turqinë ka pësuar disfatë bindëse me rezultat 1:6.
XS
SM
MD
LG