Ndërlidhjet

Poroshenko: Misioni i parë – përfundimi i luftës dhe sjellja e paqes


Anëtarët e komisionit të zgjedhjeve duke i numëruar votat në një vendvotim në kryeqytetin Kiev në Ukrainë

Anëtarët e komisionit të zgjedhjeve duke i numëruar votat në një vendvotim në kryeqytetin Kiev në Ukrainë

Petro Poroshenko, i cili tashmë e ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, ka deklaruar se misioni i tij i parë do të jetë “përfundimi i luftës dhe sjellja e paqes”.

Sipas tij, Ukraina kurrë nuk do ta pranoj “okupimin e Krimesë” dhe se Ukraina e ka zgjedhur rrugën e “integrimit evropian”.

Sipas parashikimeve të menjëhershme pas zgjedhjeve, ai ka fituar 54.1%, ndërsa konkurrentja e tij, ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko, 13.1%.

Zonja Tymoshenko e ka bërë të qartë se do ta pranoj disfatën në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG