Ndërlidhjet

Obama bisedoi me telefon me Karzain


Pamje nga një takim i mëparshëm Obama - Karzai në Uashington
Pamje nga një takim i mëparshëm Obama - Karzai në Uashington
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barack Obama, mbrëmë e ka thirrë me telefon presidentin afgan, Hamid Karzai, para se të largohej nga baza ajrore në Bagram, për ta lavdëruar atë për progresin e forcave të sigurisë afgane.

Uashingtoni tha se biseda telefonike Obama – Karzai, ka zgjatur 15-20 minuta.

Kjo bisedë u bë megjithaë faktin se më herët zoti Karzai e kishte refuzuar ftesën për takim me presidentin Obama në Bagram.

Gjatë ditës së djeshme, zoti Obama e ka bërë një vizitë të papritur njëditëshe në bazën ajrore amerikane në Bagram, me ç’rast së bashku me ushtarët e ka festuar Ditën e Përkujtimit.

Presidenti amerikan tha se shpreson se Shtetet e Bashkuara do ta nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për siguri me Afganistanin, pasi të inaugurohet presidenti i ri i këtij vendi, i cili do të zgjedhet në rundin e dytë të votimeve të parapara për 14 qershor.

Dy kandidatët që do të garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale afgane, kanë thënë se do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG