Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: U mbyll aeroporti në Donjeck


Forcat e Ukrainës në periferi të rajonit Donjeck

Forcat e Ukrainës në periferi të rajonit Donjeck

Aeroporti kryesor në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës, është mbyllur pas një intervenimi nga separatistët e armatosur.

Një zëdhënës i aeroportit tha se sot në mëngjes janë ndalur të gjitha operacionet, pasi një grup i personave të armatosur kërkoi që të tërhiqen ushtarët që e sigurojnë aeroportin.

Ky zhvillim u bë pasi lideri i vetëshpallur separatist në Donjeck, Denis Pushilin, tha se po e zbaton ligjin ushtarak në këtë rajon.

Zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës, Vitaly Yarema, tha sot në Kiev se operacioni i armatës kundër separatisëtve në pjesën lindore të Ukrainës do të vazhdoj së shpejti.
XS
SM
MD
LG