Ndërlidhjet

Jerusalem: Papa i vizitoi hapësirat myslimane dhe hebreje


Papa Françesk
Papa Françesk
Papa Françesk ndodhet në Jerusalem, në ditën e fundit të vizitës së tij në Lindjen e Mesme.

Papa sot e vizitoi kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe është lutur në Murin perëndimor.

Papa Françesk e viziton edhe Muzeun e Holokaustit Yad Vashem dhe e mbanë një meshë jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, ku të krishterët besojnë se Jezu Krishti e kishte Darkën e Fundit me apostujt e tij.

Gjatë këtij turneu, Papa ka kërkuar përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe i ka bërë thirrje presidentit të Izraelit dhe atij të Autoritetit palestinez, që t’i bashkohen atij muajin e ardhshëm për tu lutur për paqe.
XS
SM
MD
LG