Ndërlidhjet

Shkup: 37 litra shi në një metër katror


Moti i keq i përcjellë me reshje të fuqishme të shiut dhe breshër, ka përfshirë mbrëmë Shkupin.

Rreth orës 23.05 minuta e ka goditur edhe një tërmet me fuqi prej 3.7 shkallë rihterit.

Përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk janë regjistruar.

Disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa shumë rrugë janë përmbytur nga ujrat ndërsa janë regjistruar edhe disa makina të mbuluara thuajse tërësisht me ujë.

Autoritetet kanë regjistruar 37 litra shi në një metër katror si dhe erëra që kanë lëvizur me shpejtësi deri në 70 kilometra në orë.

Mbrëmë vonë është mbledhur edhe shtabi i krizës i i Shkupit i cli ka ndërmarrë masa për ndihmë zonave më të rrezikuara ndërsa ekipet është intervenuar në lagjet më kritike ku uji kishte depërtuar edhe në disa shtëpi banimi ndërsa shumë makina ishin bllokuar në disa nga akset rrugore që llogariten si më problematike.

Edhe për sot sinoptikanët kanë paralajmëruar mot jostabil me reshje shiu.
XS
SM
MD
LG