Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Nuk do ta ndërroj kryeministrin


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Kandidati që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet poresidenciale të Ukrainës Petro Poroshenko, ka thënë se nuk e ka në plan që ta ndryshoj qeverinë e tanishme të vendit dhe ushtruesin e detyrës së kryeministrit, Arseniy Yatsenyuk.

Rezultatat paraprake të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 25 maj, tregojnë që Poroshenko, një miliarder që e ka një fabrikë të çokolladës, do të mund të fitoj pa balotazh.

Autoritetet zgjedhore thanë se Poroshenko, ka fituar thuajse 54 për qind të votave pasi që janë numëruar gjysma e flerë votimeve.

Teksa ka folur para gazetarëve në Kiev, Poroshenko ka thënë se nuk do të lejoj që Ukraina të shnëdërrohet “në Somali”.

Në fillim të muajit të ardhshëm, ai ka thënë se e ka në plan që të takohet me udhëheqjen ruse, ngase sipas tij, stabiliteti në Ukrainën lindore nuk është i mundur pa pjesëmarrjen e Rusisë.
XS
SM
MD
LG