Ndërlidhjet

Pritet themelimi i Unionit Ekonomik Euroaziatik


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë gjatë një takimi që do të mbahet në Astana të Kazakistanit më 29 maj, e kanë në plan, që ta nënshkruajnë marrëveshjen e tyre për krijimin e Unionit Ekonomik Euroaziatik.

Shërbimi për media i Kremlinit, ka njoftuar sot se marrëveshja do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2015.

Unioni Ekonomik që pritet të krijojet, do të bazohet në Unionin Doganor që tashmë ekziston me përbërjen e tri vendeve.

Presidenti rus Vladimir Putin, ai i Bjellorusisë Alyksandr Lukashenko dhe Nursultan Nazarbaev i Kazakistanit, do të diskutojnë edhe për bashkimin e Armenisë në kuadër të Unionit Ekonomik dhe Kirgizisë në kuadër të Unionit Doganor.

Moska pati njoftuar më parë, se Unioni Ekonomik do të jetë i modeluar njësoj skurse BE-ja.
XS
SM
MD
LG