Ndërlidhjet

logo-print

Ashton takon përfaqësuesin e Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i jashtëm iranian Mohammad Zarif dhe Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton, do të takohen sot dhe nesër në Stamboll për të diskutuar në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Takimi vjen përpara raundit tjetër të bisedimeve zyrtare ndërmjet Iranit dhe pesë përfaqësuesve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së por edhe Gjermanisë, në Vienë, që do të mbahet më 16 qershor.

Raundi i mëhershëm i negociatave të mbajtura në Vienë kanë përfunduar muajin e kaluar pa ndonjë sukses.

Ende nuk dihet se çfarë saktësisht do të disutohet në takimin e sotëm në Stamboll.

Por burimet tregojnë se takimi mund të jetë një sinjal, se mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare gjatë takimit të qershorit.
XS
SM
MD
LG