Ndërlidhjet

Luftime në aeroportin e Donjeckut


Ilustrim

Ilustrim

Raportet bëjnë me dije se në aeroportin e Donjeckut po zhvillohen luftime për shkak se seperatistët sot paradite e kanë marrë aeroportin.

Agjencia franceze AFP, njofton se është dëgjuar një shpërthim dhe se po dëgjohen të shtëna të vazhdueshme.

Reuters në anën tjetër, thotë se është parë tym brenda perimetrit të aeroportit teksa aeroplanët ushtarak po fluturojnë lartë.

Aeroporti kryesor i Donjeckut është mbyllur sot paradite, pasi që një grup personash të armatosur kanë kërkuar që ushtarët që e ruanin aeroportin, të tërhiqen.
XS
SM
MD
LG