Ndërlidhjet

Cameron: Jo referendum para vitit 2017


Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik David Cameron, i ka hedhur poshtë thirrjet për të marrë vendim rreth referendumit për të vazhduar ose jo anëtarësinë në BE.

Cameron i ka bërë këto komente pasi që patia e tij, Partia Konservatore, ka dalë e treta në zgjedhjet evropiane pas Partisë për Pavarësi, që është anti-BE, dhe Partisë Laburiste.

Kamerun ka premtuar se nëse rizgjidhet vitin e ardhshëm, ai do të thërrasë një referendum për ose kundër vazhdimit të qëndrimit në kuadër të BE-së, deri në fund të vitit 2017.

Disa euro-skeptikë konservatorë i kanë bërë thirrje Cameronit që kjo datë të jetë më 2016, para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Cameron ka thënë sot se rezultatet e zgjedhjeve kanë dërguar mesazh shumë të qartë se njerëzit janë thellësisht të pakënaqur me BE-në
XS
SM
MD
LG