Ndërlidhjet

OSBE: Zgjedhjet sipas normave ndërkombëtare


Ilustrim

Ilustrim

Vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë përgëzuar Ukrainën për mbajtjen e zgjedhjeve që sipas tyre kanë qenë përgjithësisht në përputhje me normat ndërkombëtare.

Joao Soares, koordinator special i misionit vëzhgues të zgjedhjeve nga ana e OSBE-së, ka thënë gjatë një konference për media në Kiev, se zgjedhjet “në masë të madhe i kanë respektuar kushtet demokratike”.

Vëzhguesit sipas tij, kanë parë këcënime të shumta, frikësim dhe rrëmbim të zyrtarëve zgjedhor në lindje, pjesë e cila është e kontrolluar kryesisht nga seperatistët pro-rusë.

Andreas Gross, udhëheqës i delegacionit të Këshillit të Evropës, ka thënë se rezultati i tanishëm, tregon se presidenti i ri i Ukrainës, ka legjitimitet të plotë për ta nisur një dialog gjithpërfshirës.

Kandidati që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë është biznesmeni Petro Poroshenko.
XS
SM
MD
LG