Ndërlidhjet

Në Kabul vriten dy ushtarë


Pamje nga sulmi në Kabul

Pamje nga sulmi në Kabul

Një sulmues vetvrasës që po udhëtonte me një motoçikletë, e ka goditur një minibus ushtarak në Kabul të Afganistanit, duke lënë të vdekur të paktën dy persona dhe plagosur nëntë të tjerë.

Shpërthimi ka ngjarë sot, në lindje të Kabulit.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se minibusi ishte përplot me ushtarakë, të cilët po ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të punës.

Militantët i kanë shpeshtuar sulmet e tyre kundër forcave afgane të sigurisë si dhe punonjësve të qeverisë, përpara mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG