Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria ukrainase nisë ofensivën për marrjen e aeroportit


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria ukrainase e ka ndërmarrë një ofensivë për ta rikthyer nën kontrollë aeroportin kryesor të Donjeckut, i cili sot paradite është marrë nën kontroll nga seperatistët pro-rusë.

Vladislav Seleznyov, zëdhënës i operacionit anti-terrorist në ushtrinë ukrainase, ka njoftuar se ushtria ka nisur sulme ajrore kundër personave të armatosur të cilët e kanë marrë aeroportin.

Sulemt sipas tij, kanë nisur pas ultimatumit që atyre ua ka dhënë ushtria, që ta lirojnë aeroportin e marrë.

Mediat perëdimore kanë njoftuar se janë dëgjuar eksplodime dhe të shtënave në aeroport, si dhe është parë tym nga perimetri i brendshëm i aeroportit.
XS
SM
MD
LG