Ndërlidhjet

Betohet kryeministri i ri i Indisë


Kryeministri i Indisë, Nerendra Modi

Kryeministri i Indisë, Nerendra Modi

Kryeministri i ri i Indisë Nerendra Modi, e ka dhënë sot betimin gjatë një ceremonie të ndjekur nga afër nga zyrtarë të huaj në mesin e të cilëve edhe kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif.

Përpara mbajtjes së cereminisë në pallatin presidencial në Nju Delhi, kryeministri pakistanez ka thënë se kryeministri i ri i Indisë, është një “mundësi e madhe” për përmirësimin e marëdhënieve mes të dyja vendeve.

Sharif është zyrtari i parë i lartë i Pakistanit që merr pjesë në inaugurimin e një udhëheqësi indan që nga krijimi i këtyre dy shteteve në vitin 1947.

Këto dy vende kanë qenë në luftë tri herë, në lidhje me rajonin Himalayan të Kashmirit.
Modi dhe Sharif do të zhvillojnë bisedime gjatë ditës së martë.

Modi ka premtuar se do ta gjallëroj ekonominë e Indisë dhe do ta bëj atë një fuqi udhëheqëse në nivel global.
XS
SM
MD
LG