Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se rritja e euro-skepikëve dhe e partive të krahut të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është për keqardhje.
Merkel ka thënë se autoritetet duhet të angazhohen në rritjen e konkurrencës në BE dhe të numrit të vendeve të punës.
Kjo është përgjigja më e mirë për votuesit e zhgënjyer, ka thënë Merkel.
Ndryshe, votimet për anëtarët e Parlamentit Evropian janë mbajtur nga data 22 deri më datën 25 maj.
Sipas rezultateve të para, partitë ekstreme nga e djathta dhe e majta, kanë fituar në Francë, Greqi dhe Danimarkë, Austri dhe Britani.
Befasia më e madhe arriti nga Franca ku Fronti Kombëtar pritet t’i ketë 24 vende, që do të thotë tri vende më tepër se në vitin 2009.
Dalja në zgjedhje ishte 43.1 për qind.