Ndërlidhjet

Azerbajxhani dënon udhëheqësit e vëzhguesve të zgjedhjeve


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësi i vëzhguesve të zgjedhjeve në Azerbajxhan, Anar Mammadli dhe dy bashkëpunëtorë të tij, janë dënuar me burgim për veprën penale të evazionit fiskal, për aktivitete biznesore të paligjshme dhe për përdorimin e zyrave të tyre me qëlllim të falsifikimit të rezultateve.

Gjatë seancës së sotme, Mammadli, udhëheqës i Qendrës së Monitorimit dhe Qendrës për studime të demokracisë, është dënuar me pesë vite e gjysmë burgim.

Derjtori ekzekutiv i qendrës Basir Suleymanli, është dënuar ndërkaq me tri vite e gjysmë burgim.

Udhëheqësi i zyrës për bashkëpunim ndërkombëtarë të vullnetarëve, Elnur Mammadov, është dënuar me kusht për dy vite.

Mbështetësit e Mammadli thonë se akuzat kundër tij dhe bashkpunëtorëve të tij, janë të motivuara politikisht.

OSBE, BE-ja dhe SHBA-të kanë shfaqur shqetësimë në dhjetorin e vitit të kaluar, kur edhe është arrestuar Mammadli.
XS
SM
MD
LG