Ndërlidhjet

Dënohet për mashtrim një ligjvënës rus


Ilustrim
Ilustrim
Ligjvënësi komunist rus, Konstantin Shirshov, është dënuar me pesë vite burgim për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Gjykata e qytetit të Moskës e ka shpallur atë fajtorë për marrjen e 7.5 milion eurove nga një banor i Moskës, të cilit i kishte premtuar se do t’ia siguroj një vend në parlament në vitin 2011.

Përveç dënimit, gjykata ka saktësuar se Shirshov është i obliguar që ta paguajë edhe një gjobë në vlerë prej 20 mijë dollarësh.

Menjëherë pas shpalljes së dënimit, Shirov, është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Shirov, në vazhdimësi nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale të mashtrimit.

Avokati i tij, ka paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Shkallës së Lartë në Rusi.
XS
SM
MD
LG