Ndërlidhjet

Vazhdohet paraburgimi për ish-kryeparlamentarin kirgiz


Ish-kryeparlamentari i Kirgizisë, Akmatbek Keldibekov

Ish-kryeparlamentari i Kirgizisë, Akmatbek Keldibekov

Ish-kryetari i parlamentit të Kirgizisë, Akmatbek Keldibekov do të qëndroj në paraburgim edhe për së paku një muaj.

Avokatja e tij Tatjana Chilnikina, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se paraburgimi ndaj klientit të saj, është zgjatur deri më datën 27 qershor.

Keldibekov i cili është anëtar i partisë opozitare Ata-Jurt, kishte qenë udhëheqës i parlamentit kirgiz në periudhën 2010-2011.

Ai u arrestua në nëntor si rezultat i një hetimi që po zhvillohej ndaj tij për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit financiar gjatë kohës kur po e drejtonte Fondin Social Shtetëror si dhe Shërbimin e taksave.

Keldibekov, e ka quajtur të motivuar politikisht rastin ndaj tij.

Që nga arrestimi, paraburgimi ndaj tij është vazghduar disa herë radhazi.
XS
SM
MD
LG