Ndërlidhjet

logo-print

Helikopterë ukrainas sulmojnë seperatistët në aeroport


Ilustrim

Ilustrim

Së paku dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës e kanë kryer një sulm të rëndë ndaj seperatistëve në aeroportin e Donjeckut.

Teksa ushtria ukrainase po gjuante raketa, seperatistët pro-rusë po gjuanin në drejtim të tyre nga toka.

Gazetarët perëndimorë që gjenden në vend të ngjarjes, kanë treguar se helikopterët i kanë goditur objektet që gjenden në afërsi të pistës.

Më parë gjatë ditës, Vladislav Seleznyov, zëdhënës i operacionit anti-terrorist në ushtrinë ukrainase, ka njoftuar se ushtria ka nisur sulme ajrore kundër personave të armatosur të cilët e kanë marrë aeroportin.

Sulmet sipas tij, kanë nisur pas ultimatumit që atyre ua ka dhënë ushtria, që ta lirojnë aeroportin e marrë.
XS
SM
MD
LG