Ndërlidhjet

Siria e dëbon ambasadorin e Jordanisë


Ilustrim
Ilustrim
Siria ka njoftuar se e ka dëbuar nga ky shtet ambasadorin e Jordanisë, për shkak se Jordania sot paradite e ka shpallur ambasadorin sirian, si një person të padëshirueshëm.

Televizioni shtetëror sirian, ka njoftuar sot se ministria e jashtme e vendit ka urdhëruar dëbimin e të ngarkuarit me punë të Jordanisë në Damask, si përgjigje ndaj veprimit të Jordanisë.

Jordania sot paradite ka njoftuar se e ka shpallur ambasadorin sirian Bahjat Suleiman, si person të padëshirueshëm, ndërsa e ka urdhëruar që ta lëshoj vendin brenda 24 orëve, për shkak të fyerjeve të tij të vazhdueshme ndaj mbretërisë.

Suleiman e ka postuar një mesazh në faqen e tij në Facebook gjatë vitit të kaluar, ku ka thënë se “Jordanezët janë të paditur”.
XS
SM
MD
LG