Ndërlidhjet

logo-print

Obama e uron kryeministrin e ri të Indisë


Presidentin amerikan, Barak Obama

Presidentin amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama, e ka uruar kryeministrin e ri të Indisë Nerendra Modi, ndërsa ka shtuar se do të bashkëpunoj me të.

Si dy demokracitë më të mëdha në Botë, Shtetet e Bashkuara dhe India, sipas një kumtese të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, do të angazhdohet për të promovuar mundësitë ekonomike si dhe lirinë dhe sigurinë për popujt në tërë botën.

“Ne shpresojmë që do të punojmë për së afërmi me qeverinë e re me qëllim që ta vazhdojmë dhe ta forcojmë partneritetin SHBA-Indi, në vitet vijuese”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Kryeministri i ri i Indisë Nerendra Modi, e ka dhënë sot betimin gjatë një ceremonie të ndjekur nga afër nga zyrtarë të huaj në mesin e të cilëve edhe kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif.

Përpara mbajtjes së cereminisë në pallatin presidencial në Nju Delhi, kryeministri pakistanez ka thënë se kryeministri i ri i Indisë, është një “mundësi e madhe” për përmirësimin e marëdhënieve mes të dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG