Ndërlidhjet

Vritet një gazetar i shquar i Libisë


Ilustrim
Ilustrim
Persona të armatosur e kanë vrarë një gazetar të shquar të Libisë që është njëri nga kritikët më të mëdhenj të islamistëve në qytetin lindor Bengazi.

Muftah Bu-Zaid, kryeredaktor i gazetës Burniq, që është njëra nga gazetat më të rëndësishme në Bengazi, ka vdekur ngase plumbat e kanë goditur në kokë, stomak e duar.

Ai është vrarë teksa po udhëtonte me makinë mëngjesin e ditës së sotme.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Bu-Zaid, gjatë natës së mbrëmshme e kishte dhënë një intervistë për kanalin libian Al-Ahrar, ku kishte diskutuar në lidhje me gjendjen politike në Libi dhe emërimin e kryeministrit Ahmed Maiteeq.
XS
SM
MD
LG