Ndërlidhjet

SHBA zbulon emrin e zyrtarit të CIA-s në Afganistan


Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë e ka zbuluar pa dashje emrin e një zyrtari të lartë të CIA-s në Afganistan.

Emri i zyrtarit i cili ishte identifikuar si “shef i stacionit”, ishte vendosur nga stafi i ambasadës së SHBA-ve në listën me emrat e e zyrtarëve që do ti takonte presidenti Barak Obama, gjatë vizitës së tij në bazën ajrore Bagram në Kabul.

Lista me zyrtarët që do të takohej Obama ishte dërguar tek rreth 6000 mijë pranues të atij njoftimi.

Kur e kanë vërejtur gabimin e bërë, Shtëpia e Bardhë e ka dërguar një listë të re në të cilën, nuk ishte i përfshirë emri i zyrtarit të CIA-s.

Gazeta amerikane “Washinton post” është e para e cila e ka bërë publike këtë ngjarje, ndërsa ka shkruar se ende nuk dihet qartë nëse CIA është e detyruar që ta largoj këtë zyrtar nga Afganistani.

Për qëllime sigurie, gazetat në Amerikë, nuk e kanë bërë publike emrin e zyrtarit të CIA-s.
XS
SM
MD
LG