Ndërlidhjet

Prokuroria belge e cilëson rastin si “vrasje terroriste”


Ilustrim
Ilustrim
Zyra e prokurorisë belge ka bërë me dije se i kanë hapur hetimet në lidhje me vrasjen e katër personave të shtunën në Bruksel, ndërsa rastin e kanë cilësuar si “vrasje terroriste”.

Dy izraelitë, një grua franceze dhe një i ri belg janë vrarë të shtunën pasdite nga një person i armatosur i cili me kallashnikov ka shtënë në afërsi të Muzeut Hebre në Bruksel.

Personi i dyshuar ende nuk është arrestuar ndërsa hetuesia belge po punon intensivisht në zbulimin e rastit.

Zëdhënësja e prokurorise Wenke Rogger, ka thënë gjatë një konference për media, se rasti është cilësuar si vrasje terroriste, ndërsa personi që e ka kryer sulmin dyshohet edhe për vrasje në tentativë.
XS
SM
MD
LG