Ndërlidhjet

Kerry i kërkon Iranit që ta liroj një ish-marins


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry, i ka bërë thirrje Tehranit që ta liroj një ish-pjesëtar të marinës amerikane, i cili po mbahet tash e tri vite në Iran.

Amir Hekmati, është arrestuar në gusht të vitit 2011, nën dyshimin se po spiunonte për CIA-n amerikane.

Hekmati fillimisht ishte dënuar me vdekje, por dënimi më vonë, ishte ndryshuar dhe ai tashmë është i dënuar me dhjetë vite burgim.

Kerry ka thënë sot se Hekmati i ka kaluar tri vit në burgim sipas akuzave të pa vërteta, ndërsa ka shtuar se Uashingtoni është posaçërisht i shqetësuar rreth gjendjes shëndetësore të Hekmatit.

Familja e Amir Hehmati, një qytetar me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe iraniane, ka bërë me dije se ai nuk është spiun por se kishte shkuar në Iran për ta vizituar gjyshen e tij.

Mbështetësit dhe familjarët e Hekmatit, janë mbledhur sot para Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar lirimin e tij.
XS
SM
MD
LG