Ndërlidhjet

Zyrtarizohet fitorja e Petro Poroshenkos


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Ukrainë, ka konfimuar sot se Petro Poroshenko, është zgjedhur president i Ukrainës.

Kryetari i Komisionit, Mykhailo Ohendovskiy, gjatë një konference të mbajtur sot në Kiev, ka njoftuar se nuk do të ketë nevojë për një rreth të dytë të votimeve, ngase Poroshenko ka marrë vota të mjaftueshme qysh në raundin e parë.

Me votat 25 majit, sipas tij, Poroshenko është zgjedhur president i Ukrainës.

Nga më shumë se 90 për qind të votave të cilat janë numëruar deri më tani, sipas komisionit, del që Poroshenko i ka fituar më shumë se 54 për qind të tyre.

Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko, është radhitur e dyta, ndërsa ka fituar 13 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG