Ndërlidhjet

Ndërpriten luftimet në aeroportin e Donjeckut


Ilustrim
Ilustrim
Raportet bëjnë me dije se në orët e para të ditës së sotme, janë ndërprerë luftimet në aeroportin më të madh të qytetit lindor ukrainas të Donjeckut.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, ka deklaruar se seperatistët pro-rusë, kanë pësuar humbje të mëdha.

Seperatistët pro-rusë e kishin sulmuar aeroportin e Donjeckut mëngjesin e 26 majit, të cilët e kishin marrë nën kontrollë aeroportin, duke rezultuar më pas një aksion i forcave ukrainase të cilët kanë përdorur edhe aeroplanët ushtarak.

Sipas Reuters, mbrëmjen e së hënës, luftimet ishin përhapur edhe në disa lagje të afërta me aeroportin.

Denis Pushilin, një udhëheqës i vetëshpallur i speratistëve, ka bërë thirrje për ndihmë nga popullata ruse.

Luftimet kanë ndodhur në ditën kur është zyrtarizuar firorja e presidentit ukrainas Petro Poroshenko.

Teksa ka folur në Kiev, Poroshenko ka thënë se stabiliteti në lindjen e Ukrainës, është i pamundur pa pjesëmarrjen e Moskës.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia është e gatshme që të bisedoj me Poroshenkon, por fillimisht ka kërkuar nga Kievi, që “ti ndaloj operacionet ushtarake kundër popullit të vet”.
XS
SM
MD
LG