Ndërlidhjet

Hollande kërkon nga BE-ja që ta ndryshoj qasjen


Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta ndryshoj qasjen.

Hollande ka folur mbrëmë në televizion, një ditë pasi që partia Fronti Kombëtar, parti kundërshtuese e BE-së, ka fituar në shkallë vendi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Partia Socialiste e Hollandes në anën tjetër, ka rezultuar me performancën më të keqe që ka pasur ndonjëherë në zgjedhjet e BE-së.

Kudo të Evropë, partitë e majta dhe të dhjathta ekstreme, kanë arritur fitore të mëdha në zgjedhjet e 26 majit.

Analistët vlerësojnë se kjo ka ndodhur për shkak të zemrimit ndaj Brukselit përkitazi me masat shtrënguese, papunësisë dhe emigrimit.

Presidenti francez ka njoftuar se do t’ua bëjë me dije udhëheqësve të BE-së gjatë të martës në Bruksel, se duhet të përqëndrohen në rritjen e vendeve të punës, investime dhe jo ti ashpërsoj masat.
XS
SM
MD
LG