Ndërlidhjet

Kina arreston pesë të dyshuar për terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim
Mediat shtetërore kineze, kanë njoftuar se policia e ka shkatërruar një “bandë terroriste” në rajonin e trazuar perëndimor Xinjiang.

Raportet kanë theksuar se pësë përsona të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar dhe tek ata është gjetur një sasi prej 1.8 ton materiale, që përdoret për përpunimin e bombave.

Arrestimet janë bërë pasditën e 26 majit.

Paraditën e së njëjtës ditë, autoritetet kineze kanë njoftuar se vetëm gjatë javës së fundit, i kanë arrestuar më shumë se 200 persona dhe i kanë shkatërruar më shumë se 20 grupe terroriste.

Operacioni anti-terrorizëm nga ana e Kinës në qytetin Xinjang, rajon i banuar nga pakica ujgure, është ndërmarrë pas një mori incidentesh.

Pekini i ka fajësuar islamistët dhe seperatistët nga ky rajon.
XS
SM
MD
LG