Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e Ukraina afër marrëveshjes për gazin


Ilustrim

Ilustrim

Komisioneri i energjisë evropiane ka bërë me dije se është arritur progres në mes të Kievit dhe Moskës, për sa i përket bisedimeve rreth borxhit që ia ka Ukraina Rusisë për furnizimet me gaz.

Teksa ka folur pas bisediemeve të realizuara të hënën në Berlin, Gunter Oetinger, ka njoftuar se të dyja palët, janë duke e analizuyar një marrëveshje sipas të cilës, Ukraina do t’ia paguajë Rusisë 2 miliardë dollarë deri më 29 maj dhe pjesën tjetër prej 500 milionësh, deri më datën 7 qershor.

Në qoftë se të dyja palët bien dakord, Oetinger ka njoftuar se bisedimet tjera ku do të diskutohet çmimi që tashmë Ukraina do ta paguaj ndaj gazit rus, do të mbahen më 30 maj.

Sipas ministrit rus të energjisë, Aleksandr Novak, Moska është e gatshme “që të vazhdoj negociatat për sa i përket çmimit të gazit në të ardhmen, por kjo do të ndodhë nëse Ukraina e paguan borxhin që e ka ndaj nesh, deri në fund të kësaj jave”.
XS
SM
MD
LG