Ndërlidhjet

Ushtria nigeriane e di vendndodhjen e vajzave të kidnapuara


Boko Haram
Boko Haram
Një zyrtar i lartë ushtarak nigerian, ka bërë me dije se ushtria e vendit e di vendndodhjen e më shumë se 200 vajzave që janë kidnapuar nga grupi terrorist Boko Haram, por e ka përjashtuar mundësinë se do të përdoret forca për ti shpëtuar ato.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Ajrore nigeriane, Alex Badek, është cituar ta ketë thënë këtë, nga agjencia shtetërore nigeriane e lajmeve.

Ka shtatë javë që militantët e Boko Haram i kanë rrëmbyer më shumë se 200 vajza në një shkollë të mesme në Çibok.

Deri më tani, pak është ditur për vendndodhjen e tyre, apo për atë se qfarë po bën ushtria për ti shpëruar vajzat.
XS
SM
MD
LG