Ndërlidhjet

Në Egjipt sot përfundon votimi për president


Ilustrim

Ilustrim

Në Egjipt, sot për të dytën ditë me radhë që është edhe e dita e fundit, po votohet për presidentin e këtij vendi.

Zgjedhjet mbahen një vit pas rrëzimit nga pushteti të Muhamed Morsit, i cili ishte edhe presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Morsi u largua nga pushteti pas protestave masive kundër tij.

Njëriu që në atë kohë e ka drejtuar grusht shtetin, ish-gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, ka kandiduar tashmë për president.

Sisi, për kundërshtarë e ka vetëm një kandidat, politikanin Jamdeen Sabahi.

Zgjedhjet po mbahen në Egjipt në kohën e stagnimeve të mëdha ekonomike dhe rritjes së dhunës.

Mbështetësit thonë se Sisi, është një lider i fortë për të cilin ka nevojë Egjipti.

Kundërshtarët e fajësojnë atë për grusht shtetin ndaj Morsit dhe protestave, gjatë të cilave janë vrarë qindra mbështetës të Morsit dhe mijëra të tjerë janë burgosur.

Human Rights Watch, vlerëson se në paraburgim në Egjipt, janë më shumë se 20 mijë persona.
XS
SM
MD
LG