Ndërlidhjet

Sot takohen kryeministrat e Indisë e Pakistanit


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i ri i Indisë Nerendra Modi, në ditën e parë të punës së tij, pritet që gjatë ditës së sotme të zhvilloj bisedime me homologun pakistanez Nawaz Sharif, por edhe me drejtues të tjerë të Azisë Jugore

Kjo është hera e parë që një kryeministër indian po takohet me një udhëheqës pakistanez për të biseduar zyrtarisht në New Delhi që nga sulmet e vitit 2008 nga ana e militantëve pakistanezë në Mumbai në vitin 2008, me ç’rast ishin vrarë 166 persona.

Modi shihet me dyshim të madh nga shumë pakistanezë, për shkak të trazirave anti-muslimane në shtetin e tij në vitin 2002, me ç’rast ishin vrarë së paku 1 mijë persona.

Përveç me kryeministrin e Pakistanit, Modi gjatë ditës së sotme do të mbajë takime të shkurtra edhe me udhëheqësite Afganistanit, Sri Lankës, Nepalit, Bangladeshit e Maldiveve.

Modi, është betuar dje si kryeministër i Indisë pas një fitorje të bindshme në zgjedhjet e përgjithshme.

Udhëheqësit perëndimorë me të cilët do të takohet ai sot, kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit të tij si kryeministër.

India është demokracia më e madhe në botë me gjithsej 800 milion banorë me të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG