Ndërlidhjet

logo-print

Aksidentohen dy anije në detin e Kinës Jugore


Ilustrim

Ilustrim

Mediat shtetërore të Vietnamit kanë bërë me dije se një anije peshkimi e Kinës është aksidentuar sot me një anije peshkimi të Vietnamit, në pjesën e kontestuar të detit në Kinën Jugore.

Raportet bëjnë me dije se dhjetë peshkatarët vietnamezë kanë shpëtuar dhe nuk ka pasur të lënduar as nga peshkatarët kinezë.

Raportet bëjnë me dije se incidenti ka ngjarë rreth 30 kilometra nga një tubacion i naftës që Kina e ka vendosur më datën 1 maj.

Ky veprim i Kinës për vendosjen e këtij tubacioni e ka zemëruar popullatën e Vietnamit me qka kanë shpërthyer edhe protesta të dhunshme anti-Kinë.

Të dy anijet e aksidentuara kanë shpëtuar pasi që shumë shpejt anije të tjera kanë shkuar në vend të ngjarjes, me ç’rast peshkatarët kanë shpëtuar nga më e keqja.
XS
SM
MD
LG