Ndërlidhjet

Sot shpallet dënimi për ish-ministrin gjeorgjian


ish-ministri gjeorgjian i mbrojtjes, Davit Kezerashvili

ish-ministri gjeorgjian i mbrojtjes, Davit Kezerashvili

Gjykata e qytetit në Tbilisi sot pritet ta shpallë vendimin për ish-ministrin e mbrojtjes, Davit Kezerashvili.

Kezerashvili, i cili gjendet aktualisht në Francë, është gjykar në mungesë.

Kezerashvili, 35 vjeçar, me kërkesë të Tbilisit ishte arrestuar në muajin nëntor në Francë dhe më pas ishte liruar me kusht.

Hetuesia ka bërë me dije se Kezerashvili është i dyshuar për pastrim parashë, për shitjen e pronave të paligjshme në Tbilisi dhe për marrjen 15 milion dollarëve ryshfet, me qëllim që ta lehtësoj procedurën e kontrabandimit të alkoholit në Gjeorgji.

Në shkurt të këtij viti, një gjyktë në Francë e ka hedhur poshtë kërkesën për ekstadimin e ish-ministrit në Gjeorgji.

Kezerashvili është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit gjeorgjian Mihkeil Saakashvili.

Disa hetime janë nisur ndaj ish-zyrtarëve të Lëvizjës së Bashkuar Kombëtare të drejtuar nga Saakashvili, që nga tetori i vitit 2012 kur kjo parti ka humbur në zgjedhjet e mbajtura parlamentare.
XS
SM
MD
LG