Ndërlidhjet

logo-print

Yatsenyuk thotë se Rusia i ka gaz borxh Ukrainës


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, ka thënë sot se gjiganti rus Gazprom, ia ka borxh Ukrainës 2.2 miliadrë metra kub të gazit natyror, që kapë vlerën prej 1 miliardë eurosh.

Këtë borxh, sipas tij, Rusia e ka ndaj Ukrainës dhe atë që nga periudha e aneksimit të gadishulit ukrainas Krimesë nga ana e Rusisë.

Yatsenyuk ka thënë sot se nëse Gazprom dhe Naftogaz i Ukrainës nuk arrijnë që të zgjedhin rastin mes tyre, atëherë Ukraina do ta dërgoj në një gjykatë të arbitrazhit në Stokholm, lëndën ndaj Gazpromit rus.

Në një intervistë të dhënë sot, udhëheqësi i Gazprom Aleksei Miller, ka thënë se Rusia është duke pritur që Ukraina do t’ia paguajë boxhin prej 2 miliardë dollarësh deri më 30 maj.

Ukraina ka kërkuar nga Rusia që para s’tia kthej borxhin, Rusia duhet ta kthej çmimin e mëherhëm të gazit e jo siç është shtrenjëtuar së fundi.

Rusia e k dyfishuar çmimin e gazit për Ukrainën që nga përmbysja e presidentit Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG