Ndërlidhjet

Ukraina e rikthen aeroportin e Donjeckut, raportohet për 40 viktima


Ilustrim
Ilustrim
Forcat ukrainase e kanë marrë sot kontrollin e plotë në aeroportin më të madh në rajonin Donjeck të Ukrainës.

Aeroporti është rimarrë pas 24 orë luftimesh në mes të seperatistëve pro-rusë dhe forcave ushtarake të Ukrainës.

“Aeroporti është nën kontrollin tonë të plotë. Armiku ka pësuar humbje të mëdha. Ne nuk kemi pësuar asgjë”, ka thënë sot ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm ukrainas, Arsen Avakov.

Forcat ukrainase kanë përdorur aeroplanët dhe helikopterët ushtarak pas marrjes së aeroportit nga seperatistët të hënën në mëngjes.

Zyrtarë ukraina,s kanë njoftuar se 40 persona janë vrarë gjatë operacionit të ushtrisë ukrainase për ta rikthyer nën kontrollë aeroportin e Donjeckut.

“Dy civilë dhe 38 pjesëmarrës në luftime nga ana e seperatistëve, janë vrarë gjatë operacionit anti-terrorizëm”, ka thënë para gazetarëve, kryetari i Donjeckut, Oleksandr Lukyanchenko.

Në spitalin lokal sipas tij, po shërohen edhe 31 përsona që janë plagosur gjatë luftimeve.

Pavel Gubarev, një udhëheqës i vetshpallur në Donjeck, ka thënë ndërkaq se forcat qeveritare ukrainase, kanë hapur zjarrë në një kamion që po transportonte të plagosur nga aeroporti për në spital, dhe kësisoji ka lënë të vdekur 35 persona dhe plagosur 15 të tjerë.
XS
SM
MD
LG