Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia nënshkruan sot marrëveshje me BE-në


Irakli Garibashvili

Irakli Garibashvili

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, dhe jo presidenti Giorgi Margvelashvili, do të nënshkruajë sot Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian.

Sekretari presidencial në parlament, Davit Pararaya, u ka thënë gazetarëve në Tbilisi se Margvelashvili do të lëshojë një dekret special, që i jep Garibashvilit të drejtën për të nënshkruar marrëveshjen në Bruksel.

Javën e kaluar, shërbimi për media i kabinetit gjeorgjian ka thënë se kryeministri do të nënshkruajë marrëveshjen, në mënyrë që të shmanget burokracia e panevojshme, pasi qe Kushtetuta e Gjeorgjisë kërkon miratimin e qeverisë për çdo akt ndërkombëtar të nënshkruar nga presidenti.
XS
SM
MD
LG