Ndërlidhjet

KS diskuton sot për Kosovën


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për situatën në Kosovë.

Në seancë marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Këshilli do të diskutojë për raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Në raport thuhet se mbeten disa sfida për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila është arritur në prill të vitit 2013 midis Prishtinës dhe Beogradit.

Raporti analizon situatën nga 21 janari i këtij viti deri më 15 prill.
XS
SM
MD
LG