Ndërlidhjet

Putin: T’i jepet fund operacionit në lindje


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për fund të menjëhershëm të, siç ka thënë, operacionit ndëshkues ushtarak të Qeverisë së Ukrainës në lindje.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi dhjetëra separatistë pro-rusë janë raportuar të vrarë në përleshjet me forcat qeveritare në Donjeck.

Po sot, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se “detyra numër një për autoritetet e Kievit”, pas zgjedhjeve presidenciale të 25 majit, është që “t’i jepet fund përdorimit të ushtrisë kundër popullit”.

Lavrov ka thënë se vizita në Moskë e Petro Poroshenkos, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, nuk është duke u shqyrtuar.
XS
SM
MD
LG