Ndërlidhjet

Separatistët: Deri në 100 të vrarë në Donjeck


Donjeck, 27 maj 2014.
Donjeck, 27 maj 2014.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se forcat qeveritare kanë rikthyer kontrollin e aeroportit të Donjeckut, të cilin separatistët kanë bërë përpjekje ta uzurpojnë një ditë më parë.

Separatistët thonë se së paku 30 e ndoshta deri në 100 luftëtarë janë vrarë.

Megjithatë, të dhëna zyrtare për viktimat nuk ka.

Avakov ka thënë se asnjë ushtar i Qeverisë ukrainase nuk është vrarë.

Petro Poroshenko, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, ka thënë se dëshiron të bisedojë me Moskën për zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG