Ndërlidhjet

“Bisedime të dobishme” midis Ashtonit e Zarifit


Foto arkivi
Foto arkivi
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se ka pasur “diskutime të gjata dhe të dobishme” me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Zarif, për programin bërthamor të Teheranit.

Bisedimet janë zhvilluar në Stamboll.

Zëdhënësi Michael Mann ka thënë se Ashton dhe Zarif kanë rekomanduar që së shpejti të mbahet një takim në nivel ekspertësh.

Bashkimi Evropian ka thënë se rrethi i ardhshëm i negociatave midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është caktuar për 16 deri më 20 qershor në Vjenë.

Rrethi i fundit ka përfunduar pa ndonjë përparim të raportuar.

Perëndimi do që Irani të reduktojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG