Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet ekipi i inspektorëve kimikë në Siri


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se një ekip i inspektorëve të saj në Siri është sulmuar, porse të gjithë ata janë në gjendje të mirë.

Organizata, e cila mbikëqyr çmontimin e armëve kimike në Siri, ka thënë se inspektorët kanë qenë duke udhëtuar drejt një lokacioni, ku dyshohet se është përdorur gazi i klorit, në kohën kur janë sulmuar.

Organizata nuk ka specifikuar se kush kanë qenë sulmuesit.

Ministria e Jashtme e Sirisë ka thënë më herët se ekipi i inspektorëve është rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG