Ndërlidhjet

logo-print

Një grua pakistaneze vritet nga familja me gurë


Pakistan

Pakistan

Një grua në Pakistan është goditur me gurë deri në vdekje për shkak se është martuar me një burrë që ka dashur.

Policia ka thënë se 20 anëtarë të familjes së saj, përfshirë babain, e kanë sulmuar atë përpara një gjykate në qytetin Lahore.

Vajza, 25 vjeçe, ka qenë e fejuar me kushëririn e saj, por është martuar me një burrë tjetër, përkundër dëshirës së familjes.

Shumë familje në Pakistan e konsiderojnë të pandershme martesën e gruas me një burrë që do.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se rreth 1,000 gra pakistaneze vriten çdo vit nga familjet e tyre.
XS
SM
MD
LG